Digjen 3 automjete në Tiranë! Zjarrvënie e qëllimshme?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.05.2026, 10:24

Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës pranë Postës Shqiptare, në rrugën “Çamëria” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në automjetet e përfshira.

Policia ka nisur hetimet dhe po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar lëvizjet e personave të dyshuar që mund të kenë lidhje me ngjarjen. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje për autorët apo motivin e mundshëm të incidentit.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për detaje të mëtejshme mbi shkaqet e zjarrit dhe ecurinë e hetimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit