Qentë endacakë helmohen gjatë natës në Vlorë, qytetarët: “Policia të reagojë urgjentisht”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.05.2026, 09:49

Një skenë shokuese është regjistruar gjatë mbrëmjes në qytetin e Vlorës, ku dhjetëra qen endacakë dyshohet se janë helmuar dhe lënë të vdekur në rrugë, në një ngjarje që ka revoltuar qytetarët dhe ka ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën sesi po menaxhohet situata e kafshëve endacake në qytet.

Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë janë të rënda. Në video shihen qen të ngordhur të shtrirë në trotuare, ndërsa disa të tjerë lëvizin me vështirësi, në gjendje agonizante, mes dhimbjes dhe mungesës totale të ndihmës.

Sipas denoncimit, dyshimet kryesore bien mbi helmimin e qëllimshëm të qenve, ndërsa qytetarët hedhin akuza të forta ndaj Bashkisë së Vlorës, duke pretenduar se kjo situatë vjen pas dështimit total për të menaxhuar prej vitesh problemin e qenve endacakë.

Vetëm pak kohë më parë, Bashkia e Vlorës premtoi publikisht ngritjen e një strehimoreje për kafshët endacake dhe marrjen e masave konkrete për sterilizimin dhe trajtimin e tyre. Por sipas qytetarëve, deri më sot gjithçka ka mbetur vetëm në nivel premtimesh, ndërsa realiteti në rrugët e qytetit duket krejt ndryshe.

“Kur nuk dinë t’i menaxhojnë, zgjedhin t’i zhdukin”, shprehet denoncuesi për JOQ Albania, duke ngritur dyshime se helmimi mund të jetë bërë me dijeni të strukturave lokale.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, ku qytetarët kërkojnë hetim të menjëhershëm nga Policia e Vlorës me në krye Elidon Çela, dhe transparencë të plotë për atë që ka ndodhur, pasi zona në të cilën janë helmuar qentë është e pajisur me kamera sigurie të cilat kontrollohen nga policia.

Shumë prej tyre kërkojnë që institucionet të reagojnë urgjentisht, jo vetëm për të zbuluar autorët e helmimit, por edhe për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla.

JOQ Albania u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse ta hetojnë këtë rast me seriozitetin që meriton dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autorët e këtij akti të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit