Pasagjeri kafshon stjuardesën, avioni bën ulje emergjente

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.05.2026, 09:36

Një fluturim i kompanisë ajrore Qantas, që ishte nisur nga Melbourne drejt Dallasit, u detyrua të devijonte itinerarin pas një incidenti të pazakontë gjatë udhëtimit.

Sipas raportimeve të mediave australiane, menjëherë pas ngritjes, një pasagjer dyshohet se sulmoi fizikisht një stjuardesë duke e kafshuar. Për shkak të situatës së krijuar në bord, avioni realizoi një ulje emergjente në Papeete, kryeqytetin e Polinezisë Franceze.

Mediat lokale, mes tyre edhe ABC Australia, bëjnë të ditur se pasagjeri u vu nën kontroll nga udhëtarë të tjerë deri në momentin e uljes. Menjëherë pas mbërritjes në Papeete, ai iu dorëzua policisë lokale dhe u arrestua.

Pas largimit të tij nga avioni, fluturimi u furnizua sërish me karburant dhe vazhdoi rrugën drejt Shteteve të Bashkuara pa probleme të tjera.

Ndërkohë, Qantas konfirmoi se personi i përfshirë në incident është përjashtuar përgjithmonë nga përdorimi i shërbimeve të kompanisë.

“Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit mbetet prioriteti ynë kryesor. Ne nuk tolerojmë asnjë formë sjelljeje agresive apo kërcënuese gjatë fluturimeve”, thuhet në reagimin e kompanisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit