Jamie Shea: Tri palë zgjedhje brenda pak muajsh nuk i ndihmojnë synimet e Kosovës për NATO

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.05.2026, 23:54

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka komentuar veprimet e disa kongresmenëve amerikanë në përkrahje të Kosovës për anëtarësim në NATO.

Ai ka thënë se kjo duhet parë si një vendosje afatgjate e synimeve sesa një veprim që mund të ketë ndikim të menjëhershëm.

Shea ka thënë se pa stabilitet politik në Kosovë, s’mund të pritet një rrugë përpara për integrim.

“Tri palë zgjedhje në 18 muaj s’janë shenjë e mirë. Derisa të ketë stabilitet politik në Kosovë pas zgjedhjeve të qershorit, s’pritet të ketë rrugë të qartë përpara në procesin euroatlantik”, ka thënë ai.

Shea gjithashtu ka thënë se Kosova duhet të lobojë edhe në qendrat evropiane njëjtë sikurse lobon në Washington.

“Kosova duhet të ketë një përpjekje më të balancuar lobimi, dhe të lobojë në Berlin, Romë e Varshavë, njejtë sikurse në Washington”, ka shtuar ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit