Amir Rrahmani: “Napoli është shtëpia ime e parë, jo më Kosova”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.05.2026, 23:49

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka bërë një deklaratë për mediat italiane duke folur për lidhjen e tij të gjatë me klubin Napoli.

Në një intervistë për Radio CRC, mbrojtësi 32-vjeçar është shprehur se pas shumë viteve në Itali, Napoli është bërë shtëpia e tij e parë.

“Pas kaq shumë vitesh në Napoli, mund të them se shtëpia ime e parë nuk është më në Kosovë, por këtu,” ka deklaruar Rrahmani.

Ai ka kaluar gjashtë sezone te Napoli, ku ka fituar dy tituj kampion në Serie A dhe ka qenë një nga lojtarët kyç të mbrojtjes së skuadrës italiane.

Rrahmani vazhdon të jetë kapiten i Kombëtares së Kosovës dhe një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit