Një incident është raportuar në Qendrën e Mediave të festivalit të këngës Eurovision, që po mbahet në Vjenë, gjatë performancës së këngëtarit shqiptar Alis Kallaçi me këngën “Nân”.
Sipas anëtarit të Eurovision Kosova, Albert Limani, një pjesëtare e delegacionit të Serbisë ka tentuar të largojë flamurin e Kosovës, duke pretenduar se ai “nuk lejohet” në hapësirën e medias.
Limani ka deklaruar se incidenti ka ndodhur teksa po festonin performancën e Shqipërisë, dhe se përpjekja për ta hequr flamurin është kundërshtuar menjëherë nga ekipi i pranishëm.
Ai ka theksuar se flamuri i Kosovës do të vazhdojë të prezantohet dhe mbrohet në çdo hapësirë ku është i lejuar.
Ndërkohë, Alis Kallaçi ka performuar i pesti në finalen e Eurovisionit, duke sjellë këngën “Nân”, një baladë emocionale kushtuar lidhjes mes nënës dhe fëmijës.