Tragjedi në Rakaj të Ferizajt: 29-vjeçari gjendet pa shenja jete

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.05.2026, 23:37

Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Rakaj të Ferizajt, ku një 29-vjeçar është gjetur pa shenja jete në terasën e shtëpisë së tij, sipas burimeve të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se viktima është Fatijon Rexhepi, 29 vjeç.

Sipas informatave, momentin e rëndë e ka përjetuar vëllai i tij, B. Rexhepi, i cili rreth orës 07:30, derisa po kalonte pranë shtëpisë, e ka parë vëllain në gjendje të rëndë në terasë.

Ai ka njoftuar menjëherë Policinë dhe ekipet emergjente.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në ora 07:40, ndërsa ekipi mjekësor ka arritur pak minuta më vonë. Në ora 08:00 është konstatuar vdekja e 29-vjeçarit.

Sipas burimeve, viktima jetonte vetëm me nënën, por natën e kaluar kishte mbetur vetëm në shtëpi pasi nëna ndodhej tek motra e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë, forenzika dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar të krimeve të rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit