Një skenë e pazakontë është vërejtur në bregdetin e Vlorës, ku disa lopë janë parë të shtrira në rërë, duke shijuar rrezet e diellit si të ishin në një ditë pushimi.
Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe pushuesve, të cilët nuk kanë ngurruar t’i filmojnë kafshët teksa qëndronin të qeta pranë vijës bregdetare. Lopët shfaqeshen të relaksuara, të shtrira në rërë dhe duke përfituar nga moti i ngrohtë.
Ende nuk dihet se nga kanë ardhur kafshët apo nëse ndonjë bari i ka sjellë në zonë për kullotje, por prania e tyre në një hapësirë turistike ka shkaktuar kuriozitet dhe diskutime mes pushuesve.
Ndërsa për disa kjo ka qenë një pamje argëtuese dhe e pazakontë, për të tjerë ngre edhe shqetësime për menaxhimin e zonave turistike dhe praninë e bagëtive në plazhe të frekuentuara.
Gjithsesi, lopët duket se nuk janë shqetësuar aspak nga vëmendja e njerëzve, duke vazhduar “pushimet” e tyre nën diellin e Vlorës.