Alis shkëlqen në finalen e Eurovizionit me baladën “Nân”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.05.2026, 23:13

Në arenën “Wiener Stadthalle” në Vienna po mbahet nata finale e Eurovision Song Contest 2026, ku Shqipëria u përfaqësua nga Alis Kallaçi me këngën “Nân”, një prej performancave më emocionale të mbrëmjes.

Artisti shqiptar u ngjit i pesti në skenë, duke sjellë një interpretim të ndjerë dhe intim të baladës që trajton lidhjen mes nënës dhe fëmijës, mallin dhe plagën e emigracionit. Performanca u pasurua edhe nga prania e aktores së njohur Rajmonda Bulku, e cila i dha interpretimit një dimension dramatik dhe artistik më të thellë.

“Nân” u prit me duartrokitje të gjata nga publiku në sallë dhe ka marrë reagime pozitive edhe në komunitetet ndërkombëtare të Eurovision-it, ku shumë fansa e kanë cilësuar Shqipërinë si një nga surprizat më të forta të këtij edicioni.

Pak para finales, Alis Kallaçi u bëri thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit të mbështesin këngën shqiptare në televotim.

“Televotimi hapet sonte në 21:00! Jam mirënjohës për gjithë mbështetjen që po merr ‘Nân’. Mund të votoni Shqipërinë me kodin 05. Faleminderit që e keni bërë këtë këngë tuajën”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Votimi për finalen mbetet i hapur gjatë gjithë performancave dhe mbyllet rreth 40 minuta pas interpretimit të këngës së fundit. Çdo person mund të votojë deri në 10 herë, ndërsa Shqipëria konkurron me kodin 05.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit