Momenti emocionues: Nxënësit vrapojnë drejt mësuesit dhe e përqafojnë sapo hyn në klasë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.05.2026, 20:13

Një video tepër emocionuese ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, duke përcjellë një nga ato momente të rralla që të rikthejnë besimin tek figura e mësuesit dhe lidhja e veçantë që ai krijon me nxënësit.

Pamjet janë filmuar në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tanci” në Bulqizë, ku nxënësit presin në klasë mësuesin e Edukimit Fizik, Adriatik Halili. Sapo ai hyn në klasë fëmijët ngrihen menjëherë nga vendet, vrapojnë drejt tij, e rrethojnë dhe e përqafojnë me shumë dashuri. Më pas ai i pyet me buzëqeshje: “A jemi gati të shkojmë te palestra?”, dhe të gjithë njëzëri thonë “po”.

Një moment i thjeshtë në dukje, por që flet shumë për raportin që ky mësues ka ndërtuar ndër vite me nxënësit e tij. Dashuria, respekti dhe emocioni që reflektohet në fytyrat e fëmijëve janë ndoshta vlerësimi më i madh që mund të marrë një mësues.

Videoja është dërguar në redaksinë tonë nga një ish-nxënës i profesor Adriatik Halilit, i cili përmes këtij mesazhi ka dashur të vlerësojë përkushtimin dhe punën e tij ndër vite:

“Doja ta ndaja me ju dhe ndjekësit tuaj këtë video për të treguar punën e palodhur, përkushtimin dhe dashurinë që ky mësues ka treguar ndër vite. Gjithashtu me këtë video dua të tregoj që ka akoma mësues që punën e tyre e shohin si një mision fisnik.”

Në një kohë kur shpesh dëgjojmë shumë lajme negative, kjo video vjen si një kujtesë e bukur se ende ka mësues që nuk japin vetëm mësim, por lënë gjurmë në zemrat e fëmijëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit