Tirana “noton” në ujërat e zeza, puseta shpërthen si shatërvan dhe përmbyt rrugën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.05.2026, 18:53

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë problematike në Tiranë, ku kanalizimet kanë dalë jashtë kontrollit dhe një pusete është kthyer në një “shatërvan” që pompon pandërprerë ujë në mes të rrugës.

Siç shihet edhe në pamje, uji ka përmbytur një pjesë të konsiderueshme të aksit në rrugën Egnatia, duke e bërë thuajse të pamundur kalimin e automjeteve dhe duke krijuar vështirësi serioze për qarkullimin. Banorët shprehen të revoltuar, pasi situata të tilla po përsëriten sa herë ka reshje apo probleme në rrjetin kullues.

Ky rast nxjerr sërish në pah menaxhimin e dobët të sistemit të kanalizimeve dhe kullimit në kryeqytet. Pavarësisht taksave dhe propagandës për “transformimin” e Tiranës, mjafton një problem në rrjet që rrugët të kthehen në lumenj dhe qytetarët të përballen me kaos.

Qytetari kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet përgjegjëse, pasi situata jo vetëm vështirëson lëvizjen, por përbën edhe rrezik për automjetet dhe banorët e zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit