Një ndërprerje e papritur e energjisë elektrike ka lënë në errësirë të plotë Ministrinë e Brendshme dhe një pjesë të qendrës së Tiranës, duke prekur gjithashtu biznese dhe ambiente shërbimi në zonën përreth. Situata ka shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe funksionim të përditshëm, ndërsa qytetarët dhe punonjësit janë përballur me mungesë të plotë të energjisë për disa kohë.
Ndërprerja ka shkaktuar habi edhe te turistët e shumtë që ndodheshin në qendër të kryeqytetit, përfshirë vizitorë në Bunk’Art, të cilët kanë shprehur surprizë për mungesën e dritave në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës. Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga OSHEE për shkaqet e defektit apo kohën e rikthimit të energjisë elektrike.