“U rrëmbyen dy fëmijë”/ Qytetarja ngre alarmin, çfarë ka ndodhur sot në Elbasan?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.05.2026, 15:15

Një qytetare nga Elbasani i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një mesazh alarmues lidhur me një ngjarje të rëndë që sipas saj ka ndodhur gjatë ditës së sotme pranë zonës së bashkisë.

Sipas dëshmisë së saj, dy fëmijë që ndodheshin në shoqërinë e gjyshërve të tyre janë marrë nga disa persona teksa po luanin dhe vraponin në zonë.

Qytetarja shprehet se gjyshërit e fëmijëve kanë tentuar të vrapojnë pas personave që i morën, por nuk kanë mundur t’i ndalojnë për shkak të moshës së thyer.

Ajo tregon se situata krijoi panik të madh në zonë dhe për këtë arsye nuk arriti të filmonte apo të fotografonte momentin e ngjarjes.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me këtë pretendim, ndërsa rasti mbetet për t’u verifikuar nga institucionet përkatëse.

Mesazhi i plotë i qytetares:

Përshëndetje! Ju lutem bëni një njoftim. Sot në qendër të qytetit të Elbasanit, te Bashkia u rrëmbyen dy fëmijë të cilët vraponin dhe ishin me gjyshërit e tyre. Gjyshërit vrapuan, kërkuan ndihmë. Njoftuan policinë por do ishte e dobishme nëse e postoni, sepse keni zgjidhur shumë raste të tilla. Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit