Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që sipas tij lidhet me mashtrim dhe rrezik për shëndetin nga një produkt i porositur online.
Sipas denoncimit, ai ka porositur një produkt të reklamuar si “qumësht blete origjinal” nga Kosova, për të cilin ka paguar 17 euro, konkteisht në faqen: Qumshti i bletës faqja origjinale. Por qytetari pretendon se produkti i ka mbërritur i prishur dhe se pas konsumimit është ndjerë keq, duke thënë se është helmuar.
Ai shprehet se ka tentuar të kontaktojë faqen nga ku e ka blerë produktin, por sipas tij nuk ka marrë asnjë përgjigje apo sqarim lidhur me situatën.
Qytetari thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për humbjen e parave, por për faktin që produkte të tilla mund të rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve.
“Mirë që nuk më kthyen lekët, por të paktën të jepnin një shpjegim për atë që më shitën,” shprehet ai në denoncimin dërguar pranë redaksisë.
Rasti ngre edhe një herë shqetësimin mbi sigurinë e produkteve që tregtohen online dhe mungesën e përgjegjësisë ndaj konsumatorëve.