Ra në krye të detyrës 2 vite më parë, rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve efektivi Novruz Cenalia

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.05.2026, 13:57

Efektivi i Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia, i vrarë dy vite më parë në Fier, është rivarrosur këtë të shtunë në Varrezat e Dëshmorëve.

Në ceremoninë e organizuar morën pjesë drejtues të Policisë së Shtetit, familjarë, kolegë dhe përfaqësues institucionesh, të cilët nderuan figurën e efektivit që humbi jetën në krye të detyrës.

Gjatë ceremonisë u theksua se emri i Novruz Cenalisë do të mbetet pjesë e historisë së Policisë së Shtetit si një efektiv që sakrifikoi jetën gjatë ushtrimit të detyrës.

Po ashtu, u kërkua që drejtësia të shkojë deri në fund për autorët e krimit, duke e konsideruar ngjarjen si një goditje ndaj autoritetit të shtetit dhe rendit publik.

Novruz Cenalia u vra në maj të vitit 2023 në fshatin Baltëz të Fierit. Autor i ngjarjes ishte Azgan Mërnica, i cili qëlloi me armë ndaj efektivit të policisë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, derisa u arrestua nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit