Panik në Kamëz: Persona me kallash grabisin argjendarinë në mes të ditës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.05.2026, 13:42

Një ngjarje e rëndë që ka shkaktuar panik ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, ku një argjendari ka rënë pre e një grabitjeje të armatosur.

Sipas raportimeve të para të qytetarëve në vendngjarje për JOQ, bëhet me dije se dy djem të armatosur me armë zjarri të llojit kallashnikov kanë mësyrë brenda biznesit.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se prania e personave të armatosur në mes të ditës ka tmerruar kalimtarët e shumtë në zonë, të cilët kanë vrapuar për t'i shpëtuar ndonjë rreziku të mundshëm.

Nga pamjet e mbrojtura dhe të mbërritura në redaksi, konfirmohet se objekti i këtij sulmi ka qenë argjendaria "Roy".

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi zyrtar i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak. Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës. Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit