SHBA njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it, Abu Bilal al-Minuki

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.05.2026, 12:53

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar vrasjen e Abu Bilal al-Minukit, të cilin e cilësoi si numrin dy në hierarkinë globale të ISIS-it dhe “terroristin më aktiv në botë”. Operacioni u realizua nga forcat amerikane në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Nigerisë, pas një misioni të koordinuar ushtarak dhe inteligjent. Trump theksoi se aksioni u planifikua me kujdes dhe u ekzekutua “pa asnjë problem”.

Abu Bilal al-Minuki, sipas SHBA-së, mbante rolin e zëvendëskryetarit të ISIS-it në nivel global dhe konsiderohej një nga udhëheqësit më të rrezikshëm të organizatës terroriste. Ai dyshohej se kishte tentuar të fshihej në Afrikë, por mbikëqyrej vazhdimisht nga agjencitë amerikane të inteligjencës. Operacioni vjen pas muajsh mbledhjeje të informacionit dhe monitorimi të veprimtarisë së al-Minukit në rajon.

Deri më tani nuk ka një konfirmim të pavarur nga autoritetet ndërkombëtare apo nga vetë organizata Islamic State për identitetin dhe eliminimin e al-Minukit. Sidoqoftë, njoftimi i presidentit amerikan është një ndër veprimet më të rëndësishme të SHBA-së kundër udhëheqësve të lartë të ISIS-it që nga fillimi i dekadës së fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit