Xhepat e qytetarëve shqiptarë do të zbrazen edhe më shumë pas vendimit të radhës nga Bordi i Transparencës. Ditën e sotme, më 16 Maj 2026, Bordi ka njoftuar një tjetër rritje të çmimeve të karburanteve në tregun vendas, duke rënduar sërish konsumatorët.
Nga ora 13:00 e ditës së sotme, çmimet e reja tavan që do të zbatohen në të gjitha pikat e shitjes janë:
Këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e radhës.
Sipas sqarimit zyrtar të Bordit, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, një ulje e mundshme e akcizës në masën 80% aplikohet vetëm nëse nafta kalon kufirin prej 220 lekë/litër ose benzina kalon 200 lekë/litër.
Duke qenë se çmimet e rritura sot mbeten nën këto kufij, akciza do të vazhdojë të paguhet e plotë në masën 100%, duke mos ofruar asnjë lloj lehtësimi financiar për xhepat e qytetarëve.
Edhe pse Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklarojnë se janë të angazhuara për të mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe konkurrencën e ndershme, për qytetarët ky vendim mbetet thjesht një rritje e radhës që vështirëson jetesën.