Punonjësja e biletarisë kthen kalanë në pronë private, nuk lejon njerëzit të hyjnë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.05.2026, 11:20

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke denoncuar një situatë skandaloze që, sipas tij, ka ndodhur gjatë një vizite në kalanë e Gjirokastrës, një prej monumenteve më të rëndësishme kulturore dhe turistike të vendit.

Sipas denoncimit, qytetari është përballur me një sjellje arrogante dhe fyese nga punonjësja e biletarisë, e cila jo vetëm ka refuzuar t’i japë biletën, por edhe nuk e ka lejuar të futet brenda për të vizituar kalanë.

I irrituar nga mënyra se si është trajtuar, ai ka dërguar pranë redaksisë edhe një video ku, dëgjohet qartë gjuha dhe sjellja e papranueshme e punonjëses ndaj vizitorëve.

Kalaja e Gjirokastrës, ashtu si çdo pasuri tjetër kulturore në Shqipëri, nuk është pronë private e askujt dhe nuk mund të kthehet në vend ku qytetarët apo turistët përballen me arrogancë dhe pengesa për të hyrë. Monumentet e trashëgimisë kulturore janë pasuri publike dhe duhet të jenë të aksesueshme për çdo vizitor vendas apo të huaj që dëshiron t’i vizitojë.

Redaksia e JOQ Albania i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të verifikojnë rastin dhe të marrin masa të menjëhershme për këtë sjellje, e cila dëmton jo vetëm qytetarët, por edhe imazhin e turizmit shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit