Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një situatë shqetësuese në kompleksin Kompleksi Mangalem, ku banorët po përballen prej ditësh me ujëra të zeza të shpërthyera në parkingjet e kompleksit.
Sipas denoncimit, ujërat e ndotura kanë dalë në sipërfaqe duke përmbytur parkingjet dhe zonat përreth, ndërsa banorët detyrohen të kalojnë çdo ditë mes tyre për të hyrë dhe dalë nga banesat. Era e rëndë, është bërë e padurueshme për banorët dhe situata po rëndohet nga dita në ditë.
Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e reagimit nga institucionet përgjegjëse dhe firma ndërtuese, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e problemit që po kthehet në rrezik serioz për shëndetin publik.
Mesazhi i qytetarit: “Pershendetje JOQ, po ju dergoj disa pamje ku në Kompleksin Mangalem kanë plasur ujërat e zeza dhe nuk është marrë asnjë masë. Banorët kalojnë mbi këto ujëra, parkingjet janë të përmbytura, era është shumë e padurueshme. Ju lutem publikojeni këtë shqetësim të banorëve, pasi këtu në Kompleksin Mangalem Tiranë nuk ka marrë masa as Bashkia, as UKT dhe as vetë firma Kontakt.”