Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ hit i edicionit 2026

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.05.2026, 09:18
Shqipëria do të përfaqësohet në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2026 me këngën Nan, interpretuar nga Alis. Në garën për trofeun e këtij viti marrin pjesë 25 shtete, ndërsa nata finale do të hapet nga Danimarka. Artisti shqiptar do të ngjitet në skenë e pesta në renditjen e performancave, ndërsa Austria, vendi mikpritës i edicionit 2026, do të mbyllë spektaklin me performancën e saj të fundit në skenën e Wiener Stadthalle. Pas performancës së fuqishme në gjysmëfinalen e dytë, “Nan” u kthye në një nga këngët më të komentuara dhe më të klikuara të mbrëmjes, duke rritur pritshmëritë për rezultatin e Shqipërisë në finale.
Organizatorët kanë bërë të ditur se sistemi i votimit për finalen do të hapet pak para interpretimit të këngës së parë dhe do të mbetet aktiv gjatë gjithë performancave, si edhe për 40 minuta pas këngës së fundit. Publiku do të ketë mundësi të votojë deri në 10 herë për këngën e preferuar. Interesi për performancën shqiptare është rritur ndjeshëm edhe në rrjetet sociale, ku fansat e Eurovision po vlerësojnë interpretimin emocional dhe skenografinë moderne të Alis, duke e konsideruar “Nan” një nga hyrjet më të forta të Shqipërisë në vitet e fundit.

Renditja e shteteve në natën finale:

  1. Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
  2. Gjermani: Sarah Engels – Fire
  3. Izrael: Noam Bettan – Michelle
  4. Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
  5. Shqipëri: Alis – Nân
  6. Greqi: Akylas – Ferto
  7. Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
  8. Australi: Delta Goodrem – Eclipse
  9. Serbi: LAVINA – Kraj Mene
  10. Maltë: AIDAN – Bella
  11. Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
  12. Bullgari: DARA – Bangaranga
  13. Kroaci: LELEK – Andromeda
  14. Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
  15. Francë: Monroe – Regarde!
  16. Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
  17. Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
  18. Poloni: ALICJA – Pray
  19. Lituani: Lion Ceçah – Sólo Quiero Más
  20. Suedi: FELICIA – My System
  21. Qipro: Antigoni – JALLA
  22. Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
  23. Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
  24. Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
  25. Austri: COSMÓ – Tanzschein

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit