Sudja kërkon falje hyjnore te Grida Duma

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.05.2026, 21:33

Nga Ministria e së Vërtetës.

Në një zhvillim që ekspertët e financave e quajtën “rrëfimi më i madh ekonomik që nga viti ’97”, Maksude Kadena, e njohur ndryshe si Sudja, është parë duke kërkuar falje për mëkatet e saj te gazetarja Grida Duma, e veshur si murgeshë në një ambient rrëfimi misterioz.

Burime pranë “Kishës së të Mashtruarve” bëjnë me dije se Sudja hyri në dhomën e rrëfimit e përlotur dhe me zë të dridhur tha: “Kam marrë kursimet e një populli të tërë… kam shkatërruar familje… kam bërë mëkate financiare pa fund.”

Ndërkohë, Grida Duma, me qetësinë e një murgeshe që ka dëgjuar shumë drama televizive, e dëgjoi në heshtje dhe më pas i vendosi dorën mbi kokë duke i thënë:

“Bijë… të falen mëkatet. Të pastrohet figura dhe shpirti yt. Tani ik e qetë.”

Sipas dëshmitarëve, në atë moment ra një heshtje mistike në ambient, ndërsa Sudja doli nga rrëfimi me fytyrë të qetë dhe me bindjen se më në fund “reputacioni i ishte larë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit