Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.05.2026, 18:04

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ka goditur brigjet lindore të Japonisë mbrëmjen e së premtes.

Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS), epiqendra e lëkundjes është regjistruar rreth 49 kilometra në juglindje të qytetit Ofunato, në provincën Iwate, në ishullin Honshu, zona më e populluar e Japonisë.

Tërmeti është regjistruar në orën 20:22 me orën lokale dhe është ndjerë në disa zona të vendit. Autoritetet japoneze kanë nisur menjëherë monitorimin e situatës, ndërsa deri tani nuk raportohen viktima apo dëme materiale.

Fatmirësisht, nuk është lëshuar asnjë alarm për tsunami, megjithëse autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Japonia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë për shkak të pozicionit të saj në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, ku aktiviteti sizmik është shumë i lartë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit