Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.05.2026, 15:31
Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë me një denoncim, duke ngritur pretendime serioze ndaj një personi të njohur me nofkën “Likja”, i cili sipas tij ka përfituar një automjet në rrethana të paqarta dhe nuk ka përmbushur marrëveshjen e bërë mes palëve.
Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë, kur ai ka rënë dakord që t’ia shesë makinën “Likes”. Mirëpo, siç pretendon ai, automjeti është marrë nga ana tjetër pa u kryer pagesa e plotë dhe që prej asaj kohe situata ka mbetur e pazgjidhur. Qytetari shprehet se pavarësisht përpjekjeve të përsëritura për të kontaktuar dhe sqaruar çështjen, nuk ka marrë as paratë e dakorduara dhe as automjetin.
Në denoncim, ai thekson se “Likja” nuk ka dhënë asnjë zgjidhje konkrete gjatë gjithë kësaj periudhe, duke e lënë çështjen në një ngërç që tashmë ka zgjatur për muaj të tërë.
I revoltuar nga situata, qytetari i bën thirrje publikisht personit në fjalë që të mbyllë sa më parë këtë çështje, duke kthyer automjetin ose duke shlyer pagesën e plotë të dakordësuar mes tyre. Ai paralajmëron se nëse nuk merret një zgjidhje e menjëhershme deri nesër në orën 12, do t’i drejtohet organeve ligjore për të ndjekur rrugën e mëtejshme të denoncimit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR