25-vjetori i “Fast and Furious”, Vin Diesel përqafon i përlotur vajzën e Paul Walker

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.05.2026, 15:11

Një nga momentet më emocionale të Festivalit të Filmit në Cannes ka ardhur gjatë eventit kushtuar 25-vjetorit të sagës “Fast & Furious”, ku vëmendjen e mori një takim i veçantë mes Vin Diesel dhe Meadow Walker.

Në një skenë që preku publikun e pranishëm, Vin Diesel u pa teksa përqafonte i përlotur Meadow Walker, mes duartrokitjeve të forta në sallë. Momenti riktheu në qendër të vëmendjes lidhjen e ngushtë që aktori kishte me mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të ndjerë, Paul Walker.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë virale dhe duke ngjallur reagime të shumta nga fansat e sagës “Fast & Furious”, të cilët e cilësuan këtë si një nga momentet më prekëse të eventit në Cannes.

Paul Walker humbi jetën tragjikisht në vitin 2013, por figura dhe trashëgimia e tij vazhdojnë të jetojnë përmes filmave dhe kujtimeve të kolegëve e fansave në mbarë botën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit