Tao Balla mbytet nga malli për Lul Bashën, e kujton

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.05.2026, 14:47

Taulant Balla ka shpërndarë një foto të Lulzim Bashës në avion, dhe duket se e ka marrë malli i tmerrshëm.

Një mall që kombinon nostalgjinë për gafat historike të Bashës, matjet e energjisë me litra dhe momentet e paharrueshme kur çdo absurditet i ish-kreut të PD bëhej spektakël.

Balla ka shpërndarë një foto të Lulzim Bashës, i cili ndodhet në avion. Kreu i grupit parlamentar të PS e ka shoqëruar foton me një diçiturë me pak ironi e humor duke rikujtuar ‘perlat’ e ish-kreut të PD.

“Kishte pak problem matematikën, bënte ndonjë gafë me datat historike, e bënte ditën natë, e maste energjinë me litra, por nuk bëhej kurrë pishman”, shkruan Balla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit