Polici fierak i fiksuar pas ish- të dashurës, e ndiqte këmba-këmbës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.05.2026, 13:55

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një efektiv policie, i identifikuar si Artur Mehmeti., i akuzuar për veprën penale të “përndjekjes” ndaj ish-të dashurës së tij, edhe pas 17 vitesh lidhje. Çështja u bë publike pas një kallëzimi të bërë më 10 shkurt 2025 nga shtetasja L.C., e cila ishte ndarë nga Artur Mehmeti në vitin 2024.

Hetimet zbuluan se Artur Mehmeti ka ushtruar presion psikologjik ndaj ish-partneres së tij përmes komunikimeve të përsëritura telefonike dhe kontakteve fizike, duke i shkaktuar asaj një gjendje të vazhdueshme ankthi dhe frike për sigurinë personale. Për këtë arsye, L.C. kishte dorëzuar disa kallëzime pranë Prokurorisë së Fierit dhe Durrësit.

Pas hetimeve të plota, Prokuroria konkludoi se Artur Mehmeti ka konsumuar elementët e veprës penale “përndjekja” sipas nenit 121/a, paragrafi 2 të Kodit Penal, dhe e ka dërguar çështjen në gjykatë. Autoritetet theksuan angazhimin e tyre për të garantuar sigurinë dhe qetësinë e individëve, duke ndjekur ligjërisht çdo person që kryen vepra kundër sigurisë dhe lirisë së të tjerëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit