SPAK zbardh detaje: Lokali në Dobraç me armë në mure, aty shkonte Safet Bajri dhe grupi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.05.2026, 13:49

Një dosje e SPAK-ut që hedh dritë mbi përplasjet e rënda në Shkodër.

Një lokal në zonën e Dobraçit në Shkodër, i konsideruar prej kohësh si territor i njerëzve të afërt me Safet Bajri, del në qendër të dosjes së SPAK-ut si një ambient i mbushur me armë dhe i frekuentuar nga emra të njohur të botës së krimit.

Sipas materialeve hetimore, në dosje janë përfshirë edhe foto ku duken armë të llojeve të ndryshme të ekspozuara në muret e lokalit. Hetuesit pretendojnë se ambienti frekuentohej nga Izmir Sakicaj, Samuel Troshani, Safet Bajri, i njohur edhe me mbiemrin Rustemi, si dhe persona të tjerë të lidhur me grupin.

Në të njëjtën dosje, Sakicaj, Troshani dhe Franko Lela akuzohen si organizatorë të tentativës për vrasjen e Aleksandër Prendi në gusht të vitit 2024 në fshatin Rranxë të Bushatit.

Hetimet tregojnë se ngjarja nuk përfundoi siç ishte planifikuar, por u kthye në një përplasje të armatosur, pasi Prendi dyshohet se kishte organizuar pritë ndaj personave që kishin shkuar për ta ekzekutuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit