“Nân” e Alis pushton Eurovisionin, 4 milion klikime

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.05.2026, 13:36

Kënga “Nân” nga Alis Kallaçi ka shkëlqyer gjatë natës së dytë të gjysmëfinales së Eurovision, duke u bërë performanca më e klikuar në faqen zyrtare të garës. Me mbi 4 milion klikime, artisti shqiptar ka arritur të kapë vëmendjen e publikut ndërkombëtar, duke lënë pas shumë performanca të vendeve të tjera pjesëmarrëse.

Performanca e Kallaçit ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat dhe komentuesit e kanë cilësuar si një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes. Energjia dhe originaliteti i tij kanë krijuar një jehonë të madhe, duke vënë në fokus një nga talentet më premtuese të skenës muzikore shqiptare.

Edhe pse konkurenca ka qenë e fortë, Alis Kallaçi ka arritur të dallojë me stilin e tij unik dhe interpretimin e ndjeshëm, duke kthyer performancën në një nga më të ndjekurat dhe më të komentuarat të këtij edicioni të Eurovision. Sukses i tillë tregon fuqinë e këngës dhe ndikimin që mund të ketë një interpretim i sinqertë dhe me pasion.

“Nân” me muzikë të kompozuar nga Alis dhe tekst të shkruar nga partnerja e tij Desara Gjini, e shoqëruar nga prania në skenë e aktores Rajmonda Bulku, shkon në finale për të synuar që Shqipëria të ketë një rezultat historik në “Eurovision”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit