Trump: Kemi gati ilaçin që kthen njerëzit nga vdekja!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.05.2026, 13:15

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një deklaratë që mund të shënojë një zhvillim të rëndësishëm në fushën e mjekësisë, duke njoftuar se SHBA është shumë pranë zbulimit të një medikamenti që mund të parandalojë humbjen e jetëve.

Gjatë një konference për media në Zyrën Ovale më 11 maj, Trump tha se ilaçi ndodhet në fazë testimi dhe sipas tij, rezultatet e para janë konkrete, duke lënë të kuptohet një progres të rëndësishëm në zhvillimin e tij.

“E dimë se ky ilaç funksionon, sepse ne kemi marrë njerëz që kishin vdekur. Kishim një person të cilit i ishin bërë ritet e fundit – iku, fëmijët po qanin etj dhe ia dhamë këtë ilaç. Dhe personi u përmirësua. Funksionon. Tek disa të tjerë nuk do të funksionojë, por mësojmë shpejt", tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit