Zogjani ngre alarmin: Mungon ilaçi jetik për pacientët në dializë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.05.2026, 08:19

Aktori Jeton Zogjani ka ngritur shqetësimin për mungesën e një ilaçi të domosdoshëm për pacientët që trajtohen me hemodializë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zogjani tha se ilaçi “Sevaren”, i cili përdoret nga pacientët në dializë, është vështirë të gjendet në tregun farmaceutik dhe se aktualisht familja e tij po përballet me mungesën e tij.

Ai bëri të ditur se babai i tij prej shtatë vitesh është në dializë dhe se për herë të parë kanë mbetur pa këtë terapi, duke e cilësuar situatën si shqetësuese.

“Ky është një ilaç shumë i nevojshëm për pacientët që janë në hemodializë. Ky ilaç jepet vetëm nga spitali dhe është shumë problem me u gjetë në tregun farmaceutik”, ka shkruar ai.

Zogjani gjithashtu i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke kërkuar reagim lidhur me këtë çështje.

Postimi i tij ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur shqetësim për furnizimin me barna esenciale për pacientët me sëmundje kronike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit