“Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.05.2026, 12:46

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit të raportuar me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, duke deklaruar se është goditur “tinëzisht me telefon” nga Lushtaku.

Mehani tha se nuk e kishte besuar se një gjë e tillë mund të ndodhte, ndërsa theksoi se edhe sipas traditës shqiptare nuk sulmohet një person kur është në shoqëri të grave dhe fëmijëve.

“Sami Lushtaku është ai që më ka goditur me telefon, tinëzisht. S’e kam besu. Le të kthehemi edhe në traditat shqiptare: kur je me gra, nuk sulmohet njeriu. Unë dal me fëmijët e mi edhe me gruen. A do të thotë kjo se s’duhet me dal vetëm për shkak të qëndrimeve të mia?”, deklaroi Mehani.

Ai e cilësoi ngjarjen si të papranueshme dhe tha se qëndrimet politike nuk duhet të çojnë në përplasje fizike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit