Kurti: Kemi një fqinjë më shumë agresor sesa bashkëpunëtor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.05.2026, 12:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mban një konferencë të përbashkët me Komisionerën Evropiane, Marta Kos.

Në këtë konferencë Kurti ka folur edhe për raportet midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kurtit, Serbia është më shume fqinjë aggressor sesa bashkëpunëtor.

‘’Kosova ka përjetuar dy sulme terroriste në këto vitet e fundit, këto të derigjuara e të financuara nga Serbia.Pa llogaridhënje rreziku ndaj sigurisë është i lartë, kemi një fqinjë më shumë agressor sesa bashkëpunëtor’’, ka thënë Kurti.

Më tutje Kurti thotë se është përgjegjësi e të gjithëve që Kosova të avancojë në procesin e integrimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit