“Strategu, Q8, Nusja dhe Noizy”, SPAK zbardh nofkat e grupit që sulmoi “Bajrat” në Bushat

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.05.2026, 11:44

Një telefon iPhone 13 Pro i përdorur nga Arsen Ceni ka ndihmuar SPAK-un të zbërthejë mënyrën se si dyshohet se ka funksionuar grupi Prendi gjatë sulmit me armë ndaj grupit Bajri në gusht të vitit 2024.

Nga analizimi i të dhënave të nxjerra nga telefoni, hetuesit kanë zbuluar komunikime të shumta në aplikacionet Signal dhe WhatsApp, ku anëtarët e grupit komunikonin mes tyre duke përdorur pseudonime për të fshehur identitetin.

Sipas dosjes hetimore, Arsen Ceni përdorte nofkën “Strategu”, emër me të cilin rezultonte i regjistruar edhe në WhatsApp. Ndërkohë, Andrea Prendi identifikohej si “Q8”, nofkë që lidhej me automjetin Audi Q8 që ai përdorte dhe që ishte regjistruar në emër të Arsen Cenit.

Në komunikime dalin edhe pseudonime të tjera: Aleksandër Prendi thirrej “Nusja”, Gëzim Prendi identifikohej si “Noizy”, ndërsa Pjetër Prendi përdorte nofkën “Kapedani”.

Hetimet e SPAK dyshohet se po hedhin dritë mbi strukturën dhe mënyrën e komunikimit të grupit, ku përdorimi i kodeve dhe pseudonimeve duket se ishte kthyer në rutinë për shmangien e identifikimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit