Rama fton estonezët: Ejani në Shqipëri, do ndiheni si në shtëpi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.05.2026, 11:36

Pasi largoi shqiptarët dhe ku të rinjtë për të ardhmen shpesh shohin largimin nga vendi, Edi Rama, gjatë një deklarate të përbashkët me kryeministrin estonez Kristen Michal, u bëri thirrje qytetarëve estonezë që të vizitojnë Shqipërinë. Ai tha se numri i turistëve nga Estonia është trefishuar që prej vitit 2023, duke e prezantuar vendin si një destinacion gjithnjë e më tërheqës për vizitorët e huaj.

Në të njëjtën deklaratë, Edi Rama shtoi me nota humori se estonezët do të ndiheshin “si në shtëpinë e tyre” në Shqipëri, duke iu referuar qëndrimeve të përbashkëta ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Deklarata u bë në kuadër të promovimit të turizmit, ndërsa në vend vijon debati për emigrimin e të rinjve dhe kërkimin e mundësive jashtë Shqipërisë.

“Është kënaqësi të shohësh trefishimin e numrit të estonezëve që vijnë që prej 2023-shin. Shpresoj se do të zgjatet ky sezon i fluturimit drejtpërdrejtë. Ju ftoj të largoheni nga vendi edhe në dimër, që të vini të gjeni plazhet. Nuk kemi simpati për putin atje, kështu që do të ndiheni krejt si në shtëpi”, tha Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit