“Elson Reçi ka hyrë në Mirditë”, njoftimi që vuri në lëvizje RENEAN por dolën ‘bllof’

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.05.2026, 11:16

Lëvizjet e forcave speciale dhe kontrollet e befasishme në Mirditë ngritën alarmin se Elson Reçi mund të ishte rikthyer fshehurazi në Shqipëri. Që prej orëve të para të mëngjesit, RENEA dhe Policia e Shtetit zbarkuan në disa zona të Mirditës, duke ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme.

Në fokus të aksionit ishte edhe banesa e vetë Reçit, i shpallur në kërkim nga SPAK prej majit të vitit 2024. Megjithatë, operacioni nuk dha rezultat, pasi ai nuk u gjet në asnjë prej vendeve të kontrolluara.

Dyshimet nisën pas informacioneve se një person i afërt me të kishte hyrë në territorin shqiptar. Më vonë rezultoi se nuk bëhej fjalë për Elson Reçin, por për vëllain e tij.

SPAK e akuzon Reçin se ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për atentatin ndaj Preng Gjinit, një ngjarje që tronditi vendin dhe që lidhet me përplasjet e përgjakshme mes fiseve në veri.

Emri i Elson Reçit nuk është i panjohur për opinionin publik. Ai është nipi i Kastriot Reçit, biznesmenit që u vra me snajper në qendër të Rrëshenit më 7 janar 2020, atentat që u konsiderua pjesë e zinxhirit të hakmarrjeve mes grupeve rivale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit