Tentoi të vriste “Gucci-n” e TikTok-ut, arrestohet Florian Brahja

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.05.2026, 10:51

Një sherr që për pak përfundoi në ekzekutim mes të rinjsh në Durrës ka rikthyer në qendër të vëmendjes emrin e Fabion Kuçi. Për ngjarjen është arrestuar 23-vjeçari Florian Brahaj, i akuzuar se bashkë me tre persona të tjerë tentoi ta vriste me armë zjarri.

Sipas dosjes hetimore, ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor 2025 në një lokal në lagjen nr. 9 në Durrës, ku konfliktit verbal dyshohet se iu shtuan edhe armët. Prokuroria pretendon se objektivi i atentatit ishte vetë Kuçi, i njohur në rrjetet sociale si “Gucci” i TikTok.

Për Brahajn, Gjykata e Durrësit kishte caktuar prej muajsh masën “arrest në burg” për akuzën e “vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim. Pas një periudhe në kërkim, 23-vjeçari u kap në Tiranë.

Ngjarja është një tjetër episod që tregon se konfliktet mes të rinjve po kalojnë gjithnjë e më shpesh nga debatet në rrjete sociale te përplasjet reale me armë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit