Monika Kryemadhi: Jam e papunë, mos më bini në qafë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.05.2026, 10:36
Monika Kryemadhi ka marrë mbështetje nga Shoqata e Grave të Divorcuara të Tiranës në këtë fazë të jetës së saj. Sipas një postimi në rrjetet sociale, ajo ka bërë me dije se përfaqësueset e shoqatës kanë shprehur shqetësim për gjuhën e përdorur ndaj saj, duke theksuar se aktualisht nuk ka një funksion publik.

Kryemadhi ka deklaruar se është e divorcuar dhe e papunë, duke kërkuar të jetojë jetën e saj në mënyrë private. Ajo e ka mbyllur mesazhin me një thirrje inkurajuese për gratë dhe vajzat, duke i ftuar të jenë më të forta dhe të mbështesin njëra-tjetrën.

"Të dashur miq, sapo mora një deklaratë mbështetëse nga Shoqata e Grave të Divorcuara të Tiranës, të cilat janë në një numër shumë të madh, mbi 45 mijë. Ato janë shumë të shqetësuara për gjuhën dhunuese psikologjike që bëhet ndaj meje, sepse unë nuk jam as ministre, as kryeministre, as deputete, as poliikane dhe as grua politikani. Unë jam një grua e divorcuar, jam e papunë dhe kërkoj të jetoj jetën time dhe nuk lejoj askënd që të më bjerë në qafë mua dhe familjes time. I dua dhe i përshëndes të gjitha gratë e divorcuara. Qëndroni të forta", shprehet ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit