Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.05.2026, 09:43

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren.

Policia njofton se ai dyshohet për përfshirje në vepra penale, ndaj autoritetet kompetente janë në kërkim aktiv të tij.

“Çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e vendndodhjes së personit është i rëndësishëm për hetimet dhe trajtohet me konfidencialitet të plotë.

Qytetarët inkurajohen që çdo informacion relevant ta raportojnë në numrin emergjent 192 ose përmes linjës pa pagesë 0800 19999, si edhe në aplikacionin ‘Lajmëro policinë’”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit