Nafta shtrenjtohet për 1 cent, MINT-i publikon çmimet e derivateve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.05.2026, 09:40

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të vlefshme për 15.05.2026.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës (dizelit) është rritur për 1 cent krahasuar me ditën paraprake, duke arritur në 1.60 euro për një litër. Ndërkohë, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.50 euro për një litër, ndërsa gazi me 0.76 euro për një litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre përmes emailit [email protected] ose në numrin e telefonit 0800 11000.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit