Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën e Vlorës, në afërsi të fshatit Panaja.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, një mjet i tonazhit të rëndë, tip bot uji, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet përkatëse, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit në zonë.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar rëndë. Ndërkohë, priten informacione të tjera zyrtare lidhur me shkaqet dhe pasojat e aksidentit.