I jepet lamtumira e fundit 55-vjeçares që u gjet e vdekur dje në Lumbardh

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.05.2026, 08:32

55-vjeçarja Shyhretë Pajaziti Malaj, trupi i pajetë i së cilës u gjet dje në rrjedhën e lumit Lumbardh në Deçan, do të varroset sot në fshatin Gllogjan.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e saj, të cilët njoftuan se ceremonia e varrimit mbahet nga ora 17:00.

Ajo ishte raportuar e zhdukur disa ditë më parë, ndërsa trupi i saj u gjet rreth “7 kilometra e gjysmë nga vendi ku dyshohet se ishte aksidentuar”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit