Qëllohet me armë zjarri në kokë një person në Prishtinë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.05.2026, 23:08

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar me armë zjarri në pjesën e kokës. Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr trajtim mjekësor. Burime bëjnë me dije se gjendja e tij paraqitet kritike.

Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë Harbim Vitija, i njohur ndryshe me nofkën “Plaku”.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa deri tani nuk ka informacion zyrtar mbi autorët apo motivet e sulmit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit