Bruna Mersini jep me koncesion plazhet publike të Vlorës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.05.2026, 20:38

Bruna Mersini e Bashkisë Vlorë ka vendosur që "publikja" të mos jetë më edhe aq falas, pas vendosjes së tarifës 7 mijë lekë/personi, sipas dokumentit të bërë publik në shoqëria "VLORA INVEST" sh.p.k, nën pronësi të Bashkisë, ka hapur thirrjen për operatorët ekonomikë që të marrin në përdorim hapësirat e plazhit publik.

Tarifë "modeste" prej 7 mijë lekësh duket se i ka ndryshuar mendjen bashkisë që duket se do ia japë me "koncesion" plazhet e Vlorës privatit për menaxhim.

Dokumenti tregon qartë se Bashkia Vlorë fton operatorët të përdorin hapësirën e plazhit publik kundrejt një tarife. Qytetarët vlonjatë dhe turistët do të duhet të paguajnë shifra që konkurrojnë zonat VIP, vetëm për të shijuar atë që ligjërisht quhet pasuri publike. Kjo shoqëri po vepron si ndërmjetëse për të privatizuar de facto bregdetin e qytetit.

Qytetarët e cilësojnë këtë si një vjedhje të hapur të hapësirave të fundit të mbetura, ku qytetarët nuk detyroheshin të paguanin shezlongun e detyruar.

Vlora po bëhet aq e shtrenjtë, sa vetë vlonjatët mund t'u duhet të bëjnë plazh në lavamanin e shtëpisë! 7 mijë lekë për t'u zhytur në ujin e kripur të Vlorës e për të prekur rërën... Ndoshta vitin tjetër qytetarëve do t'u duhet të paguajnë edhe për të parë perëndimin...

Bashkia Vlorë duket se e ka kuptuar fjalën "publik" si "mundësi për fitim publik", por vetëm për arkën e saj dhe të operatorëve që do të fitojnë këto hapësira.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit