Shpërdoroi një shumë parash nga bankomati, policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.05.2026, 16:43

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar në lidhje me veprën penale “Shpërdorim i pasurisë”, rast që po hetohet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

Sipas njoftimit të PK’së, me autorizim të Prokurorit të Shtetit është publikuar video-incizimi i personit të dyshuar, për të cilin dyshohet se më 16 shtator 2025 ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë parash nga një bankomat në Gjakovë.

“Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që posedojnë informacione të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin apo lokalizimin e personit në fjalë, të kontaktojnë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Policia kanë bërë të ditur se qytetarët mund të japin informacione përmes numrit emergjent 192, aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo në stacionin më të afërt policor.

Po ashtu, Policia ka shtuar se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit