Dalin nga miniera 18 minatorët e mbetur mbi 16 orë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.05.2026, 16:23

Kanë dalë nga miniera 18 minatorët e mbetur nën 800 metra nëntokë në Trepçë.

Lajmin e bëri të ditur anëtari i Sindikatës së Punëtorëve në Trepçë, Gani Osmani.

Osmani tha nxjerrja e minatorëve u mundësua nga rregullimi përkohësisht i energjisë elektrike.

“Dolën 18 minatorët, e ndreqën rrymën përkohësisht, veç sa dolën…”, tha shkurt Osmani.

Ndryshe, pas një defekti të rëndë teknik në minierën e Trepçës la të ngujuar disa minatorë në thellësi të zgafellës për më shumë se 16 orë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit