Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.05.2026, 11:44
Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë duke denoncuar një ngjarje shqetësuese që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e një lokali.
Nga pamjet filmike të vëna në dispozicion për redaksinë, shihet një burrë i moshës së tretë i cili i afrohet varëses së xhupave, e vendosur pranë tualetit të lokalit. Në video, ai qëndron për disa çaste pranë saj dhe duket sikur po merr xhaketën e tij, ndërkohë që në të njëjtin moment dyshohet se ka marrë një shumë prej rreth 200 mijë lekësh të vjetra.
Sipas denoncimit, kjo shumë i përket një punonjëseje të lokalit, e cila ka konstatuar më pas mungesën e parave dhe ka vënë në dispozicion edhe pamjet filmike për të dokumentuar ngjarjen.
Pas veprimit, personi largohet qetësisht nga ambienti i lokalit, pa shkaktuar asnjë situatë të dyshimtë në dalje, duke mos tërhequr vëmendje në momentin e largimit.
Qytetarja i bën thirrje personit të identifikuar në pamje që të kthejë sa më shpejt shumën e marrë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR