Familja e 34-vjeçarit që vdiq në aksident me apel prekës: Ju lutemi na ktheni telefonin!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.05.2026, 10:40

Familja e 34-vjeçarit Albano Hoxha, i cili ndërroi jetë pas aksidentit tragjik të ndodhur të martën në zonën e Shamogjinit në aksin Panaja–Novoselë, ka bërë një apel publik për gjetjen e telefonit të tij celular.

Sipas familjarëve, pak para aksidentit fatal, Albano kishte dërguar telefonin e tij në një servis celularësh, por ata nuk kanë dijeni se në cilin servis ndodhet pajisja.

Të afërmit kërkojnë ndihmën e çdo servisi telefonash apo personi që mund të ketë informacion për telefonin, pasi në të ndodhen fotografi dhe kujtime të rëndësishme familjare, përfshirë edhe fotot e fëmijëve me babain e tyre.

Telefoni që kërkohet është një iPhone 11 Pro Max në ngjyrë jeshile.

34-vjeçari humbi jetën pas një aksidenti të rëndë të regjistruar mesditën e së martës në zonën e Shamogjinit, pranë aksit të vjetër Vlorë–Fier. Sipas informacioneve paraprake, automjeti që ai drejtonte doli nga rruga dhe u përplas me barrierat mbrojtëse, ndërsa i riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra në spital.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit