Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.05.2026, 09:59
Gjykata e Krimeve të Rënda në Bergamo ka dhënë këtë të enjte vendimin përfundimtar ndaj Jashandeep Badhan, 20-vjeçar me origjinë indiane, duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen brutale të 18-vjeçares Sara Centelleghe.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës së 25 tetorit 2024 në banesën e viktimës në Costa Volpino. Sipas hetimeve, e reja u godit 77 herë me gërshërë dhe më pas u mbyt.
Trupi gjykues vlerësoi si rrethana rënduese nivelin e lartë të mizorisë së krimit, si edhe faktin se vrasja lidhej me grabitjen e telefonit të Sarës. Për këtë arsye, gjyqtarët rrëzuan kërkesat për ulje dënimi, duke i konsideruar rrethanat lehtësuese të pamjaftueshme.
Përveç dënimit maksimal, gjykata urdhëroi që i riu të paguajë menjëherë edhe një shumë paraprake prej 25 mijë eurosh për prindërit e viktimës, të cilët ishin paraqitur në proces si palë civile.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR