Turistët e “shthurur” zbarkojnë në Durrës: Muret antike dhe bregdeti skena sjelljesh të papërshtatshme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.05.2026, 11:53

Në qytetin e Durrës, një nga destinacionet kryesore turistike në vend, janë raportuar disa raste sjelljesh të papërshtatshme nga vizitorë të huaj në zona të ndryshme të qytetit.

Sipas dëshmive nga banorët e zonës, disa turistë janë konstatuar duke kryer veprime të papërshtatshme (kryerja e nevojave personale) pranë mureve antike rrethuese të qytetit, një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të zonës.

Ndërkohë në bregdet janë raportuar raste të shumta të plazhistëve të huaj nudo, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe pushuesit e tjerë për respektimin e rregullave të hapësirave publike.

Banorët lokalë i bëjnë thirrje autoriteteve që të rrisin praninë e kontrollit dhe monitorimit në zonat turistike dhe arkeologjike, si dhe të ndërmarrin masa më të rrepta për të garantuar respektimin e rregullave dhe ruajtjen e imazhit të qytetit gjatë sezonit turistik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit